Kishte mbushur "Jeep-in" me emigrantë, arrestohet 27-vjeçari në Peshkopi. I premtonte kalim drejt BE-së kundrejt fitimit
Një 27-vjeçar i cili është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit është arrestuar në dalje të qytetit të Peshkopisë.
Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. K., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, në drejtim të Kukësit me mjetin tip 'Jeep', duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi N. K.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
