Ekskluzive/ Ora News siguron pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në market, sherri nisi te kasa, shoku i viktimës ja futi vrapit pas të shtënave

Ora News siguron videon ekskluzive konfliktit me armë zjarri në Tiranë që i kushtoi jetën shtetasit Jurgen Duka (Mëziri). Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën "Irfan Tomini" 14 dhjetor 2021.

Shtetasi Jurgen Duka (Mëziri), dyshohet se në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në marketin që shikoni në video.

Ora shënon 01:11. Jurgeni dhe autori i vrasjes nisin një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po bëjnë pagesën. Në debat përfshihet shoku i Jurgenit. Veç tyre në supermaket gjenden dhe tre djem të tjerë të rinj që nuk dihet nëse janë thjesht klientë apo të njohur të ndonjërit prej grupeve.

Dëshimtar është dhe shitësi.

Shikoni videon


Konflikti verbal përshkallëzon në përplasje fizike. Tentohet që ti ndajnë. Por në fund viktima dhe autori shkojnë në përplasje kokë më kokë.

Në sekondën e 37-të videos së marrë nga kamerat e sigurisë, shkrepet arma.

Siç mund ta shikoni në pamje njëri mbyll veshët, viktima shtrihet në tokë dhe të gjithë vrapojnë me shpejtësi përjashta.

Ekskluzive/ Ora News siguron pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit në

Në fund në market mbeten viktima me shitësin.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova  materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje. Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.