Përkujtohet Kleriku Bektashian, Kryegjyshi Botëror vlerëson kontributin e Baba Haxhi Saliaj

Selia e Shenjtë Bektashiane, në bashkëpunim me Gjyshatën Gjirokastër përkujtoi Baba Haxhi Saliaj. Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj vlerësoi kontributin e klerikut veçanërisht gjatë viteve 90.

Në Gjirokastër u përkujtua kleriku i shquar bektashian baba Haxhi Saliaj.

Selia e Shenjtë Bektashiane, në bashkëpunim me Gjyshatën Gjirokastër dhe rektoratin e Universitetit Eqerem Çabej përmes një aktiviteti risollën në vëmendje veprën dhe rolin e Baba Haxhi Saliaj.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj vlerësoi kontributin e klerikut veçanërisht gjatë viteve '90.

Baba Haxhi Saliaj, u vlerësua me tituj të ndryshëm nderi nga Këshilli i Qarkut-Gjirokastër, Këshilli Bashkiak i Mallakastrës.

"Baba Haxhi Saliaj në aktivitetin e vet do të spikatej jo vetëm si klerik, pro me figurën e tij evidentohen atdhe dashuria, dëshira për dije dhe arsim."

"Gjithë jeta dhe veprimtaria e këtij kleriku të shquar kaloi përmes dallgësh dhe vështirësish të mëdha."

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, nderoi me „Mirënjohje“ të veçantë disa besimtarë të teqesë së Zallit në Gjirokastër.

Përkujtohet Kleriku Bektashian, Kryegjyshi Botëror vlerëson