"I jam mirënjohës gruas time, më ka bërë 3 çupa" Për çfarë jeni falënderues në jetë?

Cili është personi që ju ka ndihmuar aq shumë sa që t'i jeni falënderues për tërë jetën?

Për  cilin person jeni mirënjohës? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Familja, prindërit, bashkëshortja, bashkëshorti dhe shoqëria, këto ishin përgjigjet  tipike të qytetarëve.

"I jam mirënjohës gruas time, sepse ka bërë 3 çupa", u shpreh një qytetar.