Hajdutët e shkollave/ 4 adoleshentët bënin kërdinë në Cërrik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2021, 09:17
Katër adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se janë autorë të grabitjeve të 3 shkollave të ndryshme në fshatrat Linas, Selvijas dhe Mollas, në Cërrik të Elbasanit.
Të arrestuarit janë një dy 17-vjeçarë, një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar banues në fshatin Mollas, Cërrik.
"Nga veprimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, tri shkolla të ndryshme, në fshatrat Linas, Selvijas dhe Mollas, në Cërrik.", njofton policia.
Materialet i kaluam Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.
