Grabitet Posta në Babrru, kamerat fiksojnë dy të rinjtë, ende në arrati

Dy të rinj të pa identifikuar kanë grabitur Postën e Babrrusë në kryeqytet ku kanë arritur të marrin një shumë prej 200 mijë lekë të reja pasi kërcënuan punonjësit e sportelit. Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, të rinjtë e maskuar me doreza dhe me shall pasi kanë marrë paratë janë larguar në drejtim të Alliasit, ndërkohë që policia ka kryer kontrolle në zonë për kapjen e tyre.

Filiali i Postës Shqiptare në Babrru është grabitur mëngjesin të merkurës nga persona të pa identifikuar, të cilët u filmuan nga kamerat e sigurisë.

Sipas policisë 2 autorët kanë arritur të marrin rreth 200 mijë lekë të reja në arkën e institucionit dhe më pas janë larguar.

Bazuar në kqyrjen e kamerave të sigurisë autorët i përkasin moshës së re dhe kanë qenë të maskuar me doreza dhe me shall.  

Rreth orës 9:15 minuta ata kanë hyrë brenda Postës dhe nën kërcënimin e një doreze hekuri, e cila ngjasonte me një pistoletë, kanë marrë nga sporteli paratë dhe janë larguar në drejtim të zonës së Alliasit.

Këto dy foto i përkasin 2 autorëve të cilët kamerat e sigurisë në momentin pasi ata kishin marrë paratë.

Policia ka shoqëruar disa të dyshuar si autorë të ngjarjes, ndërsa po vijon puna për kontrollin e disa banesave përreth lagjes së Babrroit pasi dyshimet janë se autorët ata janë banues të kësaj zone.