Vrasja për radhën në market, efektivi në Tiranë për të kryer testin e drogës. Arrestohet shoku i Jurgenit
Policia dhe SHÇBA po vijojnë kërkimet për arrestimin e agjentit të krimeve Arbër Sula i cili dy ditë më parë qëlloi me armë 29 vjeçarin Jurgen Duka duke e vrarë brenda një marketi në Tiranë. Mësohet se efektivi i policisë së Dibrës, ndodhej në kryeqytet pasi ishte përzgjedhur për të kryer tekstin e drogës sipas urdhrit të drejtorit të përgjithshëm të policisë.
Agjenti i krimeve në policinë e Dibrës Arbër Sula i cili qëlloi me armë 29 vjeçarin Jurgen Duka mesnatën e datës 13 dhjetorit vijon të jetë në arrati. Sipas burimeve efektivi kishte ardhur në kryeqytet për arsye së më datën 14 dhjetori ishte parashikuar që të kryente testin e drogës sipas urdhrit të bërë publik tri javë më parë.
Po të njëjta burimeve theksojë se Arbër Sula në DVP Dibër njihej si person i qetë dhe pa probleme. Sipas policë pas momentit që ai ka kryer krimin është larguar me makinë në drejtim të Astirit dhe më qëllim largimin nga Tirana.
Për arrestimin e efektivit të policisë pjesë e hetimeve është e angazhuar edhe SHÇBA e cila po negocion me familjarët me qëllim dorëzimin e tij. Në lidhje më vendndodhjen e policit janë shoqëruar e pyetur disa persona për të cilët policia dyshon se janë në dijeni të vendit ku fshihet i kërkuari.
Një ditë pas ngjarjes në pranga ka përfunduar edhe Orgest Drazhi shoku i Jurgen Dukës.
Ai akuzohet për moskallëzim krimi pasi në momentet e para nuk ka rrëfyer para hetuesve ngjarjen e ndodhur por pas dëshmisë së dytë ka treguar detaje.

Arbër Sula ka dashur të bëjë pagesën për disa pije që kishte blerë, ndërsa Duka hyri para tij dhe vuri sendet e tij në banak. Efektivi i policisë ka insistuar të bëjë pagesën i pari, ndërsa situata ka agravuar në konflikt verbal e më pas në përleshje fizike. Kjo është një pjese e deklaratës e cila është dhënë fill pas regjistrimit të ngjarjes së rëndë nga shoku i Jurgen Dukës.
