Njëri mbyll veshët, viktima shtrihet në tokë, si u vra 29-vjeçari pas sherrit në supermarketin në Tiranë

Arbër Sula është efektivi i policisë së Dibrës i cili ditën e sotme dyshohet se qëlloi për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në një market në rrugën "Irfan Tomini" në kryeqytet.

"Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit J. D. (M.), i cili është shtetasi A. S., banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër" – bën me dije policia.

Sipas dëshmive dhe filmimeve dyshohet se  ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Në video e siguruar nga Ora News Shtetasi Jurgen Duka (Mëziri), dyshohet se në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në marketin që shikoni në video.

Jurgeni dhe autori i vrasjes nisin një konflikt verbal para banakut të shitësit ku po bëjnë pagesën, ku më pas në debat përfshihet shoku i Jurgenit.

Veç tyre në supermaket gjenden dhe tre djem të tjerë të rinj që nuk dihet nëse janë thjesht klientë apo të njohur të ndonjërit prej grupeve.

Konflikti verbal përshkallëzon në përplasje fizike. Tentohet që t'i ndajnë. Por në fund viktima dhe autori shkojnë në përplasje kokë më kokë.

Në sekondën e 37-të videos së marrë nga kamerat e sigurisë, shkrepet arma.

Siç mund ta shikoni në pamje njëri mbyll veshët, viktima shtrihet në tokë dhe të gjithë vrapojnë me shpejtësi përjashta.

Në fund në market mbeten viktima me shitësin.