Tiranë: Polici vret të riun pas sherrit për radhën në supermarket. Kamerat filmuan krimin
Një 29-vjeçar mbeti i vrarë më 14 dhjetor 2021 pasi u qëllua me armë nga një efektiv i policisë së Dibrës me të cilin u konfliktua për radhën në market.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës, në një market në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë.
Pas krimit, efektivi i policisë së Dibrës Arbër Sula është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që e gjithë skena e ekzekutimit është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Kamerat e sigurisë kapën momentin kur Jurgen Duka, i njohur edhe me emrin Meziri u vra pasi u konfliktua me disa persona përfshirë edhe efetivin e policisë së Dibrës, Arbër Sula, për radhën e pagesës në kasën e një marketi në rrugën "Irfan Tomini" mesnatën e datës 13 dhjetor.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë shikohet se 29-vjeçari Duka është i shoqëruar edhe nga 2 persona të tjerë, për të cilët policia thotë së njëri prej tyrë është shoqëruar dhe i janë marrë deklarime.
Pasi shkëmbyen disa fjalë, një prej shokëve të Dukës përpiqet ti shmanget sherrit duke i ndarë, por në një moment sherri agravon deri në përdorimin e armëve ku shikohet efektivi i policisë që nxjerr nga çanta pistoletën dhe qëllon në drejtim të 29-vjeçarit Duka.
Mënjëherë pas të shtënave të gjithë personat që ndodheshin në ambjetet e marketit janë larguar në këmbë, ndërsa efektivi i policisë ka marrë makinën duke u humbur çdo gjurmë.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike, ndërsa në rrobat e viktimës është sekuestruar një sasi prej 2.8 gram kokainë.
Për kapjen e efektivit të policisë, i cili në momentin e ngjarjes nuk ka qenë në shërbim, është angazhuar edhe SHÇBA.
Sipas burimeve Arbër Sula dyshohet të jetë larguar jashtë kryeqytetit për ti shpëtuar prangave.
Viktima Jurgen Duka, u njohur edhe me mbiemrin Mëziri, është një person më precedet të mëparshmë pënal pasi më herët ka qënë edhe i dënuar për falsifikim dokumentesh, përndjekje, mashtrim dhe heqje të paligjshme të lirisë së personit.
Orteku bllokon rrugën në Qafë Thore të Shkodrës, shikoni pamjet
13 Dhjetor, 23:48


