Padia për shpifje, Salianji nuk paraqitet në Gjykatë, Kokalari: Nuk denjoi të përballet me drejtësinë!

Aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari ka paditur në SPAK deputetin e PD Ervin Salianji, për shpifje dhe fyerje më 22 nëntor.

Ditën e sotme, Kokalari është paraqitur në GJKKO, ndërsa Ervin Salianji përfaqësohet nga avokatët.

Pas përfundimit të Seancës e pyetur nga gazetarët, Kokalari u shpreh se "Salianji nuk denjoi të përballet me drejtësinë."

Ajo nuk pranoi të jepte më shumë detaje.

Padia për shpifje, Salianji nuk paraqitet në Gjykatë, Kokalari: