"Mashtruesi financiar", Adrian Civici: Synimi kryesor rritja e edukimit dhe njohurive ekonomike

"Mashtruesi financiar" është botimi më i ri i profesorit të ekonomisë Adrian Civici. Paraja, financat, skema mashtrimi, të mashtruarit dhe mashtruesit janë elementët që përbëjnë objektivin studimor.

Në të trajtohet edhe rasti i Shqipërisë.

"E fundit fare ishte skema me "Call Center-at" në Tiranë ku me qindra, ndoshta me mijëra qytetarë gjermanë, italianë janë mashtruar nga Shqipëria duke i premtuar që bëni investime në këtë skemë se do bëheni milionerë shumë shpejt."

Rritja e  edukimit dhe njohurive financiare e monetare e ndërgjegjësimit të gjithkujt është synimi kryesor.

"Bashkudhëtari i keq i financave dhe parasë janë mashtruesit financiarë."

"Sepse njeriu që mashtron ka një imagjinatë të paimagjinueshme."

"Shumë nga këto gjëra vijnë nga mungesa e informacionit."

Marrja e njohurive në këtë aspekt shihet si shumë i rëndësishëm pasi si fillim skema të tilla mund të jenë joshëse, por tepër shkatërruese për shoqërinë dhe komunitetin.