Gjiknuri: Mirë do ishte që të ikte Basha e Berisha, uroj që PD-ja ta mbyllë konfliktin, duam bashkëpunim
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, numri 2 i socialistëve, Damian Gjinuri u shpreh se uron që PD ta mbyllë këtë konflikt, sepse PS kërkon një palë për të bashkëbiseduar.
Ai tha se PS ka një indiferentë sepse nuk u takon atyre të ndërhyjmë në punët e tyre, se kush do ta drejtojë PD-në.
Gjiknuri: Unë uroj që PD ta mbyllë këtë konflikt, sepse ne kërkojmë një palë për të bashkëbiseduar. Ka ardhur momenti që të ketë qasje më bashkëpunuese. PD-ja është në krizë, Berisha dhe Basha janë bashkëpunëtorë në krim, ku njëri është pentito dhe tjetri ka vendosur që të hakmerret. Basha do të marrë faturën si drejtues i PD për dështimet e opozitës gjatë gjithë këtyre viteve.
Ne jemi indiferentë sepse nuk na takon ne të ndërhyjmë në punët e tyre, se kush do ta drejtojë PD-në. Unë këshilloj që e mira do të ishte të iknin të dy. Ata e kanë shkatërruar opozitën, sidomos këto 2 vite. Basha ka treguar një qasje më qytetare më bashkëpunuese sesa ato llogoret politike të vjetra, por ka bërë gabime politike.
