Falsifikimi i testeve të Covid-19, Muka: Qytetarët kanë humbur besimin tek shteti, s’ka transparencë
Falsifikimi i testeve të Covid-19 dhe i pasaportave të vaksinimit është kthyer në një problem shqetësues në vendin tonë.
Mjeku Taulant Muka, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, është shprehur se falsifikime nuk ka vetëm në vendin tonë por në të gjithë vendet e botës.
Sipas tij qytetarët e kanë humbur besimin tek shteti dhe si pasojë ato gjejnë mënyra për të fituar një dokument fals, që në këtë rast është vaksina.
Taulant Muka: Nuk është një fenomen që ne nuk e njohim. Nuk është një fenomen që ndodh në Shqipëri por në shumë vende të botës. Ka një mosbesim te shteti dhe fakti që ka mosbesim bën që qytetari të gjejë mënyra të tjera për të fituar një dokument që në këtë rast është vaksina.
Më tej mjeku thekson se qeveria duhet të jetë më transparente me qytetarët.
Taulant Muka: Ajo që është e rëndësishme është që qeveria duhet të jetë më transparente, të ketë një komunikim më të mirë në kontekstin se çfarë është arritur në masat që janë marrë për parandalimin e Covid-19. Unë e dënoj çdo vendim që bën krijimin e certifikatave të rreme, nga ana tjetër nuk është ky shqetësimi kryesor në vendin tonë.
Foto/ Sekuestrohet 75 kg marihuanë në Kosovë, 5 të arrestuar
11 Nëntor, 19:33
Më tej ai thotë se në lidhje më situatën e krijuar shteti duhet të ketë më shumë ndikim tek qytetarët.
Taulant Muka: Çdo shtet ka të dhënat e veta përsa i përket % të popullatës që ka marrë vaksinën. Si i vaksinuari ashtu edhe i pavaksinuari duhet të trajnohen në mënyrë të barabartë. Fakti që shtetit i diskriminon sigurisht që sjellë këto mekanizma të tjera në bazë të falsifikimit të dokumentacionit. Problematika shtrohet në mënyrën se si qytetarët, perceptojnë problematikën Covid-19 dhe kundërpërgjigjen që marrin nga shteti. Duhet të ketë më shumë ndikim nga shteti sesa nga qytetarët.
Përgatiti për oniline Anila Kolgjini.


