Gjiknuri: Nuk e dija që do të lëvizja nga Vlora, Rama bazohet te bashkëpunëtorët efektivë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, numri 2 i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se Rama bazohet tek bashkëpunëtorët efektivë elektoralë dhe kjo është diferenca me PD-në.

Ai tha se nuk e dinte se do të lëvizte nga Vlora si drejtues qarku i PS-së, duke shtuar se partia e tij u jep sfida të reja njerëzve dhe drejtuesve.

Gjiknuri: Votuesit e Vlorës dhe gjithë të tjerët janë mësuar se kur je drejtues ekipesh në fushata, eksperiencën tende mund ta dërgosh diku tjetër. Për mua kjo është mirë sepse kur rri gjatë në një qark krijohen edhe disa lidhje. Njeriu ka nevojë për sfida të reja.

Rama bazohet tek bashkëpunëtorët efektivë elektoralë. Kjo është diferenca mes PD-së dhe Edi Ramës. Rama bazohet tek bashkëpunëtoret që dinë të bëjnë politika, por ama di në edhe të mbledhin vota në terren. Unë kam shkuar si drejtuesi një ekipi. Prandaj ne shohim se kush luajti mirë në rezultate dhe kemi në fokus objektivin. Unë nuk e dija se do të lëvizja nga Vlora.