Gjiknuri: Korrupsioni dhe veset pjesë e shoqërisë, blerje votash do të ketë gjithmonë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, numri 2 i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se korrupsioni dhe veset e shoqërisë janë bashkudhëtare me shoqërinë.
Ai tha se do të ketë fenomene të tilla si blerja e votës, duke shtuar se problemi është nëse këto fenomene ndikojnë te shteti.
Gjiknuri: Korrupsioni dhe veset e shoqërisë janë bashkudhëtare me shoqërinë. I vetmi regjim që e zhduku, nuk e di nëse e zhduku, ishte ai komunist dhe diktatura, edhe pse atëherë bëhej korrupsion me pula dhe gjëra të vogla. Nuk ka shoqëri absolutiste, kjo është jeta.
Të gjitha shoqëritë do të kenë fenomene të tilla. Çështja është nëse fenomene të tilla do të vënë në diskutim stabilitetin e një vend, këtu pastaj duhet të ulemi dhe të luftojmë për këtë gjë. Këta thonë se si ka mundësi që u ble vota aty? Do të ketë gjithmonë gjëra të tilla. Problemi është që politikat shtetërore të mos diktohen nga gjëra të tilla.
