“Ke udhëtuar me Mërtirin e Zoton” Gjiknuri: Udhëtoj me transport publik, marrim borxh për PPP-të dhe shtëpitë e njerëzve
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, numri 2 i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se qeveria ka bërë progres sa u takon tenderave dhe prokurimeve publike.
Ai tha se qeveria ka marrë para borxh për të bërë shtëpisë e njerëzve, për të bërë PPP për shëndetësinë që ëhstë një e mirë publike, po ashtu edhe për inceneratorët.
Gjiknuri: Qeveria ka bërë progres sa u takon tenderave dhe prokurimeve publike. Ne kemi bërë më shumë transparencë dhe ku publiku ka mundësi që përmes një platformave mund të bëjë ankesa të ndryshme. Patjetër, ka elementë shqetësues sa u takon risqeve të PPP-ve, por kjo i takon qeverisë që ka një angazhim të vazhdueshëm për kërkesat e njerëzve.
Qeveria i ka marrë ato para për të bërë shtëpisë e njerëzve, për të bërë PPP për shëndetësinë që është një e mirë publike, po ashtu edhe për inceneratorët. Nuk merrem me akuzat e opozitës unë. Unë i kallëzuar penalisht për shpifje për ata dhe për zotin Bardhi. Unë mund të kem udhëtuar me ata që më akuzojnë se marr transportin publik. Nuk kam lidhje me ata.
