Ju flet Moska - SHISH duhet të hulumtojë lidhjen Daçiç me nusen e Udbashit në Tiranë, Armelën

SHISH duhet të hulumtojë lidhjen Daçiç me nusen e Udbashit në Tiranë, Armelën ishte tema e kësaj të enjteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Njeriu që është marrë më shumë me Shqipërinë, gjatë 30 viteve të fundit ka qene Ivica Dadiç. Ai ka qenë dy herë kryeministër i Serbisë dhe është kryetar i parlamentit të Serbisë. Ka qenë edhe ministër i punëve të Brendshme dhe të jashtme.

Sikurse është në praktikën e tyre, një politikan i lartë është gjithmonë mbikëqyrës për punët e fshehta në Shqipëri. Kur institucionet tona zbuluese duhet të zbulojnë punën që bëjnë shërbimet e fshehta në vendin tonë.

SHISH është institucioni kundër spiunazhit dhe agjenturave të huaja në vendin tonë. Kur bënë disa veprime një njeri si Dadiç, atëherë SHISH duhet t’i marrë nën analizë. E ka vënë në dukje disa herë marrëdhënien e Dadiç me Armela Krasniqit, drejtoreshë e AMA-s.

Dadiç nuk i bën kot këto sjellje prandaj duhen analizuar. Armela Krasniqi që ka një pozicion kyç sot dhe prandaj duhen parë këto gjëra. Drejtori i SHISH përgjigjet për analizimin dhe shpërndarjen e informacionit dhe i raporton Presidentit dhe Kuvendit.

Nuk është rastësi që Armela Krasniqi që mban mbiemrin e burrit të saj, që ka pasur një baba shkrimtar që është arratisur nga Jugosllavia dhe ka ardhur në vendin tonë, dhe që ka një hije dyshimi nga pas. Vjehrri i saj ka qenë me mision në Shqipëri.

Nusja e Udbashit ka shkuar kështu në Beograd dhe ka takuar gjithë përzemërsi Dadiç, që s’ka lidhje fare me të sepse ka qenë ministër i Jashtëm ai. Ajo sapo të vinte në Shqipëri duhet të kishte raportuar te shërbimet tona.