Konomi: Rama e fut në kurth Bashën, sjell foltoren e Berishës në Kuvend, nuk merret me keqqeverisjen

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Esiona Konomi shpreh se i vetmi njeri që e fut në kurth Bashën dhe e kthen foltoren e PD-së në një foltore në Kuvend, është Rama.  

Ajo theksoi se në kuvend nuk ka më debate lidhur me keqqeverisjen e qeverisë, por debatohet vetëm për çështjet e PD-së dhe Berishën.

Konomi: I vetmi njeri që e fut në kurth Bashën dhe e kthen foltoren e PD-së në një foltore në Kuvend, është Rama.  Nuk ka debat për keqqeverisjen, por për atë që po ndodh në PD dhe ky është një kurth që Basha bie gjithmonë në çdo seancë.

Në fund të ditës ka batuta për zogj dhe shqiponja, që e mbysin këtë debat dhe që rrotullohen rreth Berishës, i cili edhe pse ,mungon në Kuvend është shumë i pranishëm aty në diskutime.