Aksident në Berat, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, bëhet copë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Dimal të Beratit, ku një persona mbetur i plagosur.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur afër rotondos të Bomirës. Mjeti me targa AA 155 LV ka dal nga rruga është goditur me pemët në anë të rrugës.

Si pasojë drejtuesi i mjetit shtetasi M.DH, është plagosur dhe është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat për ndihmë mjekësore. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Berat i plagosuri  është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.