Evi Kokalari akuza ndaj ambasadores: Yuri Kim po e shkatërron PD-në, nuk po e bën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 22:03
Aktivistja Evi Kokalari deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ambasadorja amerikane Yuri Kim po e shkatërron PD-në.
Pyetje: SHBA mund të shpallë një njeri "non grata" por nuk mund të ndërhyjnë amerikanët për të ndërtuar PD?
Kokalari: Ky është mendimi yt.
Pyetje: Nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë? Ajo ka thënë që njoh Lulzim Bashën si kryetar të PD. Basha nëse nuk ka njerëzit poshtë nuk është kryetar i PD.
Kokalari: Megjithatë Kim nuk po e bën PD-në, ajo po e shkatërron PD-në.
Pyetje: Zonja Kim?
Kokalari: Ajo që përfaqëson zonja Kim. Çdo ambasador përfaqëson personin që është në Shtëpinë e Bardhë. Nëse Trump ishte në shtëpinë e bardhë ajo do sillej komplet ndryshe.
