Koka: Basha ka marrëveshje me Ramën, fajtor për mandatin e tretë dhe dështimet e opozitës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Bledian Koka  shpreh se PD duhet të japë një model ndryshe nga PS-ja për zgjedhjet në parti ku ka vetëm emërime.

Ai theksoi se ka akuza që Basha është në një marrëveshje ma Ramën sepse Basha ka ofruar një paketë bashkëpunimi me qeverinë.

Koka: Të japim një model të ndryshëm nga PS që ka kohë që e ka zhdukur votën, por vetëm emëron, ku kryetari nuk kërkon më votëbesim, sepse mendon se ka mandat hyjnor. Ajo që ka ndodhur në PS ka infektuar në një farë mënyre edhe PD-në. Sa më i madh pushteti aq më e madhe autokracia.

Ka akuza që Basha është në një marrëveshje ma Ramën. Basha na ka ofruar një paketë bashkëpunimi me qeverinë, të cilën e akuzon për masakër zgjedhore. Këto qëndrime që nuk justifikon një opozitë në atë që përfaqëson, është një nga problemet që ka PD-ja. Mandati i tretë i Ramës është dështimi i opozitës dhe kryesori në këtë dështim është Basha.