‘Berisha vs. SHBA’, Gjiknuri: U takon demokratëve si zgjedhje nëse do ta marrin një risk të tillë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, numri 2 i socialistëve, Damian Gjinuri u shpreh se nuk i vjen mirë që një lider politik në vend është shpallur non grata.

Ai tha se pastaj në raport me SHBA-të dhe deklaratat e Yuri Kim, është një zgjedhje e demokratëve, nëse do ta marrin riskun  enjë kryetari që nuk i ka punët mirë me SHBA-të.

Gjiknuri: Nuk më vjen mirë që të sanksionohet në një listë një lider politik dhe të shpallet non grata sepse pak lidera kemi pasur në vend. Nuk dua të interpretoj atë që thotë ambasadorja, por ky njeri është i papërshtatshëm për të pasur marrëdhënie me SHBA-të.

Kjo është një zgjedhje e demokratëve pastaj nëse do ta marrin një risk të tillë. Na duhet një opozitë bashkëpunuese kushdo që ta drejtojë atë. Personazhet njihet, mbase mund të ketë edhe personazhe të reja, po nuk mund ta parashikojmë këtë gjë.