“Pse Rama i ka hapur luftë Lelit?” Gjiknuri: Dezertoi një betejë dhe u lidh me karrigen e tij

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Bledian Koka pyeti Damian Gjiknurin pse Rama i ka shpallur luftë Dritan Lelit.

Ndërsa numri 2 i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se Dritan Leli ka dezertuar betejën dhe u kujdes për karrigen e tij.

Koka: Leli po linçohet sepse nuk pranoi që të bëhet kandidat për deputet i PS-së. Mirë apo keq ai është votuar dhe a është mirë që të linçohet duke qenë se ka shërbyer për partinë? Pse kjo betejë kaq e madhe e Ramës me Lelin?

Gjiknuri: Unë e kam mbyllur kapitullin me Lelin, sepse është një njeri që dezertoi një betejë dhe u tregua si një njeri i lidhur pas karriges së tij. Besnikëria e një parti është se kur të kërkohet dorëheqja apo ripozicionimi t’i e ke për detyrë, sepse ke marrë nga ai pushtet. Leli është emëruar dhe duhet të ishte i pari që duhet të kishte sakrifikuar.