Vasili: Check Up-i dhe Sterilizimi u paguajnë TVSH-në në mënyrë të paligjshme koncesionarëve
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook shkruan se shërbimet mjekësore janë të përjashtuar me ligj nga TVSH-ja, por qeveria ua paguan koncesionarëve.
Ai shkruan se vjedhja është kaq e trashe, sepse ndërkohë për Koncesionin e Dializës TVSH nuk paguhet sepse ai është shërbim mjekësor njëlloj si edhe Check Up dhe Sterilizimi.
Ai shton se çfarë pret SPAK-u që të veprojë dhe pse është shndërruar në një fortifikim për të garantuar pandëshkueshmerisë e qeverisë.
Vasili: Pagesa e paligjshme e TVSH për Check Up dhe Sterilizimin dhe SPAK, qe mbulon korrupsionin! Shërbimet mjekësore janë te përjashtuar me Ligj nga TVSH-ja. Skandali i denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ku qeveria ne mënyrë te paligjshme i paguan TVSH koncesionarëve te CHECK UP dhe Sterilizimit është një vjedhje shume e qarte sepse ato janë qartësisht shërbime mjekësore. Vjedhja është kaq e trashe, sepse ndërkohë për Koncesionin e Dializes TVSH nuk paguhet sepse ai është shërbim mjekësor njëlloj si edhe Check Up dhe Sterilizimi.
Çfarë pret drejtësia, çfarë pret SPAK denoncimi është bere nga institucioni kushtetues qe ka autoritetin me te larte qe te kontrolloje financat publike. Çfarë dreq drejtësie e re është kjo. Edhe Drejtësia e ashtuquajtur e vjetër ka qene një qind here me reaguese se kjo. Drejtësia e Re nuk lëviz gishtin dhe është shndërruar qartazi ne një fortifikate për te garantuar pandeshkueshmerine e qeverise. Çfarë zhgënjimi i tmerrshëm për qindra mijëra qytetare, viktima te propagandes rilindase, qe ngritën iluzione te mëdha për Drejtësinë e re, qe rezultoi një drejtësi e kapur dhe qe funksionon me regjine e rilindjes dhe Edi Rames!

