U premtua, por Selenica vazhdon akoma të jetë pa rrugë, ankohen banorët
Kanë kaluar 7 muaj dhe banorët e Selenicës ende nuk e kanë gëzuar rrugën aq shumë të premtuar.
Në mot të mirë mbulohen nga pluhuri e në kohë të keqe mbyten nga uji.
Punimet për rrugën e Selenicës nisën gjatë fushatës elektorale të këtij viti dhe përfundimi i tyre duket ende larg.
Banorët e fshatrave që përshkon kjo rrugë shprehin shqetësimin se ritmet e punimeve janë shumë të ngadalta madje thonë se afati i përmbylljes së tyre është shtyrë deri në prill të vitit të ardhshëm.
Shumë prej tyre duhet të shkojnë shpesh në Vlorë për shërbime apo nevoja të tjera, gjendja e rrugës ua vështirëson jetesën.
Përveç shëndetit të tyre kanë edhe hallin e automjeteve që dita ditës iu dëmtohen për shkak të terrenit.
Prej dekadash kjo rrugë është kthyer në gangrenë të fshatrave Peshkëpi, Picar, Armen, Lubonjë e Bishit Mali, banorët e të cilëve shpresojnë që aksi i ri të sjellë zhvillim në këto zona.
