Nesho: Foltorja ka aktivizuar PD-në, Basha nuk duhet të ketë frikë nga përballja, të mbahet Kuvendi

Në një intervistë për RTV Ora, ambasadori Agim Nesho u shpreh se pranohet se  ka një krizë në PD dhe se foltorja e Berishës po aktivizon gjithë PD-në se ka diçka për të thënë.

Ai theksoi se foltoret janë përkrahur nga shumë, njerëz, jo vetëm demokratët dhe se Berisha ka kapur një moment të mirë politik

Nesho: Statuti u takon partive politike, prandaj një diskutim i tillë u takon atyre që janë anëtarë të një partie. Pranohet se  ka një krizë në PD. Foltorja e Berishës po aktivizon gjithë PD-në se ka diçka për të thënë. Partia duhet të jetë e hapur për diskutime, sepse nuk mund të ketë parti që mbahen vetëm nga vula. Nëse mbyllet mendimi cili është shembulli që jepet për të rinjtë. Lidershipi i PD-së duhet ta kuptojë që nuk duhet pasur frikë nga përballja. Nuk ka gjeneralë pa ushtarë sepse nuk ka kuptim kështu. Ajo që duhet të pranohet se duhet shkuar në Kongres.

Poll

Foltoret janë përkrahur nga shumë, njerëz, jo vetëm demokratët. Berisha ka kapur një moment të mirë politik sepse kanë ngelur pa zgjidhur ato gjëja që kanë ngelur të premtuara dhe të pa plotësuara nga PD. Ku është beteja për zgjedhjet? PD ka shumë pikëpyetje, ajo që është më e pranueshme është ballafaqimi në një kuvend që do të shpalosë këto gjëra. Aty pastaj secili duhet të dalë dhe të shpalosë alternativat e tij.

Nesho shtoi se beteja e Bashës duhet të ishte me qeverinë dhe me zgjedhjet e vjedhura, jo të luftonte për të mbajtur partinë.

Nesho: Unë e kam përkrahur Bashën edhe kur humbi zgjedhjen në 25 prill, sepse nëse këto zgjedhje vërtetoheshin se janë vjedhur, Basha ishte një nga viktimat ashtu sikurse ishte opinioni publik. Beteja e tij kjo ishte, jo ajo e mbajtjes së partisë, sepse ndryshe ngel një lider i vogël, pa perspektivë. Ne vuajmë nga një krizë institucionale dhe kemi një regjim që ka kapur gjithë shtetin. Ndoshta ka qenë pjesë dhe ka provokuar edhe këtë skenar në PD, për të vazhduar me një mandat të tretë.