“Ke folur me kriminelë duhet të ishit para drejtësisë” Gjiknuri: Përgjimet e “Dibrës” të paligjshme

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Bledian koka u shpreh se një nga momentet më të errëta të zgjedhjeve është edhe ajo që ka ndodhur në Dibër me krimet zgjedhorë ku Gjiknuri është përgjegjës.

Ndërsa numri 2 i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se është shumë e kollajtë për të bërë gjyqe dhe nuk ka folur me njëri me precedentë penalë.

Koka: Një nga momentet më të errëta të zgjedhjeve është edhe ajo që ka ndodhur në Dibër ku Gjiknuri është përgjegjës dhe ai nuk është hetuar. Aty ka pasur përgjime se si njerëzit shantazhoheshin me largime na puna dhe ka pasur edhe përdorim parash. Gjiknuri vazhdon dhe bën edhe shaka për këtë çështje, ndërsa prokurori i çështjet, Gent Trenova, është larguar nga sistemi i drejtësisë që votoi Gjiknuri. Këtu ka një hendek shumë të madh dhe nuk ka nevojë për humor, sepse duhen kërkuar përgjegjës. Dibra është një faqe e zezë. Unë mendoj se ju duhet të ishit para drejtësisë për atë çështje. Ndërsa tani keni ngritur sistemin e patronazhistëve. Keni folur me njerëz me precedentë penalë.

Gjiknuri: Kjo e gjitha ka ikur qysh prej 5 vitesh. Është shumë e kollajtë për të bërë gjyqe, nuk kam folur me njëri me precedentë penalë. Ai ka qenë në kërkim nga drejtësia. Dosja e Dibrës ka qenë një fishek për t’i hedhur benzinë zjarrit gjatë protestave të opozitës. Ato kanë qenë përgjime të paligjshme nga një prokurori që nuk i takonte.