Soko: Pensioni nuk del as për bukë dhe ujë, turp që vendi nuk përballon minimumin jetik
Të moshuarit e vendit tonë shprehen të pakënaqur nga pensionet. Për këtë, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, thotë se i vjen turp.
Në një intervistë me gazetaren, Sonila Musai, Soko shprehet se pensionet që marrin të moshuarit nuk dalin as për nevojat bazike, bukë e ujë.
"Ne duhet të na vijë turp dhe mua më vjen turp si individ si person që kam kontribuar në këtë shoqëri që akoma sot vendi im nuk e përballon minimumin jetik.
Mendoni se çfarë deficiti do të krijohet në skemën e pensioneve në qoftë se pensioni minimal, atë në fshat po themi, që sot është 90 mijë lekë të vjetra as për bukë e ujë nuk ju del po ti pjesëtosh me 30 ditë ju bie 3 mijë lekë,1 mijë lekë bën buka.
Ne sot pas 30 vitesh nuk ju sigurojmë dot pjesës më të madhe të shoqërisë minimumin jetik", u shpreh eksperti për Ora News.



