Pogradec, në kërkim pronari i firmës së turshive, ja çfarë i gjetën Policia dhe Tatimet në biznes

Pronari i firmës Rives në Pogradec, e cila merret me përpunim dhe konservim të produkteve ushqimore është shpallur në kërkim nga policia. 

Spiro Fuqi akuzohet për punësim të paligjshëm dhe mashtrim me produkte ushqimore.

Shpallja në kërkim e Fuqit u bë pas kontrollit të ushtruar nga AKU dhe Tatimet në orën 09:00 të mëngjësit, 10 nëntor, në subjektin në pronësi të tij në lagjen numër 1 në Pogradec.

"Janë gjetur 2 punonjëse të cilat pas veriofikimit ka rezultuar se nuk ishin regjistuar në organet kompetente, sigurimet shëndetësore dhe shoqërore" njofton policia.

Po kështu gjatë kontrollit të ambjentit u gjetën dhe sekuestruan 136 etiketa të subjektit Bean Dish dhe disa vazo të mbushura dhe të mbyllura me fasule të përpunuara, ku rezulton se këto etiketa të mbushura i përkasin subjektit Natural Trade.

Operacioni u ndërmor në bashkëpunim me sektorin e monitorimit dhe hetimit ushqimor.

Policia thotë se ka kontaktuar me Spiro Fuqin, i cili ka thënë se ndodhet në Tiranë.