Me radio policie, thika dhe fishekë në makinë, procedohet penalisht 36-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht një 36-vjeçar, banues në fshatin Golem.

Bëhet fjalë për shtetasin A. K.

Gjatë kontrollit të mjetit të tij në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, Shkodër, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 radio si ato që përdor Policia, 3 mjete prerëse (thika) dhe fishekë.