Policia i preu rrugën ndërsa vinte në Tiranë, Ora News siguron pamjet e autobusit që transportonte 9 sirianë
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 11:59
Ky është autobusi ku mëngjesin e sotëm u kapën 9 emigrantë të paligjshëm. Ora News ka siguruar foto dhe video nga operacioni i bluve të Elbasanit në aksin rrugor Gramsh-Cërrik.
Mjeti autobus drejtohej nga shtetas F. L.
Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas po transportonte me autobus në drejtim të Tiranës, 9 shtetas nga Siria, kundrejt fitimit.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. L., 57 vjeç, banues në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.



