Preçi: Niveli i pensioneve në Shqipëri, larg plotësimit të nevojave më minimale
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, thotë se niveli i pensioneve në Shqipëri është shumë i ulët. Në një intervistë me gazetaren Sonila Musai, në studion e Ora News ai shprehet se pensionet në vendin tonë janë larg plotësimit të nevojave më minimale.
"Në shumicën e vendeve të botës qeveritë kalkulojnë me 2 mënyra, mënyrën relative dhe mënyrën absolute çfarë nevojash fiziologjike,nevoja kulturore ka njeriu në 24 orë pra të konvertuara në kalori.
Kjo përllogaritje çon në një shumë parash sepse kaloritë shndërrohen në ushqime dhe ushqimet maten me peshë dhe çmim dhe këto formojnë një shumë parash që janë të domosdoshme për të siguruar riprodhimin fizik dhe mendor të individit.
Në të njëjtën kohë çdo person që është i punësuar pra që merr para nga shteti ose nga një subjekt privat çdo person që është në pension mesatarisht në Shqipëri kanë në ngarkim person tjetër të mitur ose në moshë madhore që nuk është i aftë për punë çka do të thotë që 200 mijë lekë nëse jeton me bashkëshorten dhe nuk ke të ardhura të tjera pjesëtohet me 2 ç'ka do të thotë që ky nivel pensioni është larg plotësimit të nevojave më minimale të domosdoshme pa fol për ilaçet që kërkojnë për shkak të moshës pa folur për shpenzime rekreative etj që në botë janë krejt normale për moshën e tretë", u shpreh eksperti i ekonomisë për Ora News.


