"Apartamente, bar- kafe e palestër..." Sekuestrohet pasuria miliona euro e Dritan Betit. Si sot një vit më parë u arrestua për llogari të Italisë
Sekuestrohet pasuria miliona euro e Dritan Betit dhe familjarëve të tij.
Dritan Beti u arrestua në Tiranë një vit më parë, 11 nëntor 2020 pasi Italia e kishte dënuar me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.
Pasuria e tij kap vlerën e miliona eurove.
Ndër pasuritë e sekuestruara janë tre apartamente, një sipërfaqe truall, një Bar-Kafe dhe një palestër.
Pasuritë e sekuestruara
Tokë truall me sipërfaqe 83. 78 metra katrorë në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë në bashkëpronësi me familjarët
Apartament me sipërfaqe 66.60 metra katrorë në rrugën “Vllazërit Huta” Tiranë
Apartament me sipërfaqe 125.67 metra katrorë në rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë në bashkëpronësi me familjarët
Apartament me sipërfaqe 93. 70 metra katrorë në Tiranë
Palestër në rrugën “Jahja Ballhysa” Tiranë,
Bar kafe me emrin tregtar Old Bazaar e status aktiv në rrugën “Qemal Stafa” njësia bashkiake nr 8.
Operacioni
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka sekuestruar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Sekuestrimi është bërë pas hetimit te kryer nga ku është arritur të vërtetohet se shtetasi Dritan Beti është dënuar me 8 vite burg për veprën penale të trafikimit te lendeve narkotike ne Itali, nga Gjykata e Ankonës. Ai u arrestua në Tiranë më 11 nëntor 2020
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin por dhe per raste te tjera me qellim kryerjen e veprimeve të duhura ne hetimin e veprave penale qe lidhen me pastrimin e parave dhe zbatimin e ligjit Antimafia.