Ndryshojnë shefat e komisariateve në Bulqizë e Mat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 11:39
Lëvizjet në policinë e shtetit pas emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano kanë prekur edhe komisariatet në rrethe.
Kështu në Mat është emëruar shef i komisariatit Kryekomisar Ervin Hasrama në vend të Gazmend Demrozi, i cili është transferuar në të njëjtin pozicion në Kuçovë.
Po ashtu ndryshime ka edhe në Komisariatin e Bulqizës. Arben Sula ka lënë drejtimin e këtij komisariati duke u zëvendësuar me Florian Rrasa.