I moshuari: Pensioni nuk na del, nuk ngopemi me bukë

Sa të kënaqur janë të moshuarit nga pensionet ?

Ai i del pensionistëve shuma që marrin për të përballuar shpenzimet e muajit?

Në një intervistë për gazetaren e Ora News, Enxhi Musai, një  85-vjeçar thotë se është i pakënaqur nga pensioni, që merr dhe se nuk i del as për nevojat bazike.

Intervista e plotë:

Gazetarja: Sa është pensioni që merrni?

Pensionisti: Por po them 200 mijë lekë.

Gazetarja: Si e bëni ndarjen e parave, a të mjaftojnë si e përballoni?

Pensionisti: Jo nuk dalin, nuk dalin, me vështirësi.

Gazetarja: E keni ndjerë rritjen e çmimeve?

Pensionisti: Po po,patjetër që e kemi ndjerë nuk i përballojmë.

Gazetarja: Si ia bëni, ju ndihmojnë fëmijët?

Pensionisti: Çfarë do bëjmë nga e keqja.

Gazetarja: Është premtuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore që në 2022 do të ketë një rritje të pensioneve me 2.3-3%,  a ju gëzon ky fakt ?

Pensionisti: Nuk e dua fare, çfarë e dua është kot fare. 2 mijë lekë, nuk përballohen, po kursejmë dhe për të ngrënë me vështirësim me uri. Të na i rrisin pak pensionet jo 3 mijë lekë.

Gazetarja: Nëse do ta linin ty në dorë të përcaktoje shumën e parave që do të kishe për pension, sa do të doje ta kishit pensionin?

Pensionisti: 300 mijë lekë./Ora News/