Shkurt e shqip: Historia e shinave të trenit në Shqipëri
Cila është historia e rrugëve hekurudhore në Shqipëri? Kur dhe kush i ndërtoi ato? Sa të domosdoshme ishin, dhe a duhet të rindërtohen ende?
Në Shqipëri, komunikimi rrugor është lehtësuar thuajse këto 10 vitet e fundit. Por megjithatë, ende nuk është plotësuar! Ndërsa ai hekurudhor, ka mbetur relike e së shkuarës, më tepër si një joshje e thjeshtë turistike që vlerësohet më shumë nga huajt, dhe nënvlerësohet nga vendasit.
Në këtë cikël të Shkurt e shqip do të ndjekim shkëlqimin e një Shqipërie që jetonte dhe bazohej kryesisht e vetëm mbi shinat e trenit. Por në të vërtetë, historia e shkëlqimit të jetës sonë mbi shina, fillon më herët se koha e shtrëngimit të grushtit me dorën përpjetë.
Duket sikur hekurudha shqiptare ishte një sistem që u ngrit për të mbajtur punën publike në këmbë me forcat tona!
Mbase gabohem, por pas vitit 1944 vendit tonë i duheshin më shumë rrugë se shina treni, nga ku u ndërtuan më tepër rrugë të ngushta si shina treni.
Të gjitha sistemet që kanë ardhur apo qëndruar në Shqipëri pas vitit 1912, shihet se nuk kanë pasur kurrë sukses afatgjatë me vendosjen dhe adaptimin e Shqipërisë me hekurudhat. Këto të fundit gjithmonë kanë shkëlqyer pak, e më pas janë shkatërruar plotësisht!
Megjithatë pas kohës së diktaturës hekurudhat nuk kishin pse të shkatërroheshin, por ndër të tjera edhe pas krizave të demokracisë, të pakten pjesa e bregdetit shqiptar buzë Detit Adriatik dhe një pjese të Detit Jon, nuk kishte pse të lihej në atë gjendje që është sot! Të paktën, mund të kishim një hekurudhë modeste, dhe relike në shërbim të turizmit.
Sot, me uljen e numrit të popullsisë së Shqipërisë, nuk është ende shumë e qartë: A na duhet një hekurudhë e mirë moderne, apo do të qe e udhës të rregullonim mrekullisht rrugët? Mbase do të ishte më mirë të kishim një transport qytetas me tram dhe rrugë shumë të mira kombëtare? A i përballon dot ekonomia shqiptare kostot e një hekurudhe të re dhe moderne, apo është e kapur nga arsye të tjera?
Deri sa të vendosemi mirë mbi shina, shihni videon në youtube në kanalin e Rtv Ora me Shkurt e Shqip: Historia e shinave të trenit në Shqipëri.