Sherr me thika jashtë ambjenteve të shkollës në Shkodër, nxënësi plagos shokun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 12:48
Një sherr mes dy nxënësve jashtë ambienteve të një shkolle në Shkodër ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Policia thotë se në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.
"Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta" njofton policia.
I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Falë veprimeve të shpejta u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.