"Luajti blofin për hallet personale", Basha thirrje Berishës: Boll harxhove kohën e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën!
Lulzim Basha ëdhtë i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha po luan bllofin me demokratët pasi nuk i ka mbledhur firmat për Kuvendin Kombëtar. E për këtë qëllim sipas tij ish-lideri demokrat nuk po respekton asnjë rregull e normë statutore.
Lulzim Basha thotë se ka një përpjekje të Edi Ramës, për të bërë puç brenda Partisë Demokratike.
Madje në këtë pikë ai akuzoi Berishën se po e ndihmon këtë puç.
"Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën!"
Poll
Por nismëtarët dhe mbështetësit e Berishës nuk vonuan. Nga oborri i selisë blu deputeti Flamur Noka, i ktheu përgjigje për akuzat, kush e ndihmon apo bashkëpunon me Ramën.
"Peng kryetarit i kanë mësuar një gjë që mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është të sulmosh, nuk ka qytetar që nuk e di se kush është pengu dhe i ka shërbyer Ramës prej 8 vitesh, kush i dogji të gjitha kauzat e opozitës dhe për çfarë arsyesh. Të gjitha këto tregojnë se qeveria nuk ka 19 ministra por 20 minuta, atë të shuarjes së opozitës që quhet Luzlim Basha dhe se paguhet nga qeveria e Ramës, Në këtë panik ai sulmon për t’u mbrojtur, demokratët shprehën vullnetin e tyre për mbledhjen e Kuvendit. Sot janë mbledhur edhe 150 të tjera dhe do të vijojnë ende dhe shifrat do e kalojnë 5 mijë firma, është vullnet absolut i demokratëve. Paniku që ka zënë peng kryeartin duket tek histeria se si flasin dhe sulmojnë, asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve”, tha Noka.
Ndërsa ish-deputeti Gent Strazimiri sqaroi procedurën pse firmat u depozituan tek kryetari i Këshillit Kombëtar dhe se ku mund të bëhet verifikimi i tyre.
“Puç është gjithçka që nuk respekton rregullat e partisë. E keni pikë për pike sipas statusit të PD, nuk është puç”.
Komunikimi për mediat i kreut të PD-së Basha
Basha: Nëse do ti kishte mbledhur firmat do kishte dorëzuar sipas statutit që të nismin procedurën e statutit. E gjitha ka qenë blof. Atë që nisi betejë gjoja për demokratizimin e PD përfundoi si betejë për hallet e tij personale dhe pushtetin e tij personal.
Pyetje: Nëse firmat do dorëzohen do shkoni në Kuvend?
Përgjigjia e statutit është fare e qartë, ka një proces shumë të qartë.
Pyetje: Pse nuk thërrisni ju një Kuvend Kombëtar?
Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm do ta thërras unë, sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm të thërras Kuvend për demokratët dhe Kuvend të demokratëve. Hedh poshtë gënjeshtrën se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend. Jo. Kam thënë që asnjë Kuvend dhe asnjë institucion i PD nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe PD nuk do të kthehet në bunker për hallet as të Sali Berishës dhe askujt tjetër. Do të mbetet shpresa e demokratëve. Do ecim përpara. Kemi përpara një armik jo kundërshtar, kemi një regjim përballë.
Trekëndëshi i Bermudës?
Regjimi mbështetet në një trekendësh. Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD. Kam vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën.Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore ashtu siç i di fare mirë rregullat e kësaj partie se ke qenë kryetar i kësaj partie. Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën! PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armikun e vërtetë të përditshmërisë së shqiptarëve, Edi Ramën dhe regjimin e tij ta çojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina. Kemi çuar iniciativa dhe do ndërmarrim çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që jo vetëm demokratëve por gjithë shqiptarëve tu kthehet vota e vjedhur dhe shpresa e vrarë.

