Kultivim dhe trafikim droge në Greqi e Shqipëri, 110 vite burg për 15 të arrestuarit në megaoperacionin 'Limit'

Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit ka dhënë dënimin për 15 të pandehur të operacionit "Limit" të realizuar në 2019 që çoi në shkatërrimin e katër grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së.

Të pandehurit për shkak të gjykimit të shkurtuar kanë përfituar ulje dënimi.

Hetimet të shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) zbuluan edhe skemën si funksionin këto grupe kriminale.

Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike.

Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

Gjithashtu këto grupe kriminale organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Dënimi fillestar për të pandehurit dhe sa vite burg do kryejnë pas uljes së dënimit

Sokol Mesini    15 -10 vite  

Enkeledi Sadik   12-8 vite  

Kristo Çobaj        12-8 vite  

Hysni Sadik         9- 6 vite  

Bektash Zenel   9-6 vite

Andrea Caca      14- 9.4 vite

Besjan Zenel      8 vite

Bilbil Shqalsi       12- 8 vite

Eljon Jaho            12-8 vite

Emiljano Kalemi 12-8 vite

Aleksander Pepi 12-8 vite

Festim Çorbaxhi 12-8 vite

Gjergji Muke     5-3.4 vite

Romeo Tare     5- 3.4 vite

Rexhep Pipek  12-8 vite