Dhunoi prindërit në banesë, arrestohet 43-vjeçari në Dibër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 10:53
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 43-vjeçar për dhunë në familje. Sipas uniformave blu, shtetasi G.Ç, banues në Maqellarë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.