Soko: Të gjithë duan të ikin nga Shqipëria, qeveria të rrisë ekonominë
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, shprehet se shqiptarët kanë tendencë të largohen nga vendi. Si rrjedhojë ai thotë se qeveria duhet të rrisë ekonominë.
Në një intervistë me gazetaren, Sonila Musai, eksperti thotë se ekonomia në vendin tonë ka ngecur dhe se ne nuk mund të bëjmë asnjë hap më tej, për shkak të deficitit të madh të skemës së pensioneve.
"Në thelb të çdo gjëje është ekonomia. Ne nuk mund të hedhim asnjë hap më tej në këto kushte siç jemi aktualisht për shkak të deficitit të madh të skemës së pensioneve që është aktualisht që po flasim.
Skema e fondeve të special në përgjithësi duke përfshirë këtu edhe fondet e sigurimeve shëndetësore pra veç sigurimeve shoqërore dhe sigurimet shëndetësore prodhon një deficit diku tek rreth 1 miliard euro në vit diku 5 më poshtë 5 më lart është deficit që sot aktualisht prodhon të gjithë skemën nga të cilat ne kemi deficencat e sigurimeve shoqërore që shkojnë diku tek 600 milionë dollar euro në vit dhe deficenca e sigurimeve shëndetësore shkon diku tek rreth 300 milionë.
Kështu që normalisht ne nuk kemi më hapësirë duke qenë se po përdorim në mënyrë logjikisht të padrejtë lekët e taksave për të paguar pensionet dhe ndihmën për sigurimet shëndetësore por hapësira krijohet duke rritur ekonominë.
Ne sot aktualisht nga 700 mijë 750 mijë të punësuar që kemi aktualisht do të duhet që të paktën të shkojmë tek 1.1 milionë të punësuar me qëllim që skema e sigurimeve shoqërore të vendoset në balancë.
Por këto do të kërkonin një forcë punëtore prej 400 mijë personash, të cilët për fatin tonë të keq janë larguar nga Shqipëria dhe normalisht rritjet natyrore që vijnë në fashat e popullsisë të cilat janë të afta për punë kanë një tendencë shqetësuese për tu larguar nga vendi.
Me e keqja është se tashmë kanë filluar që të largohen nga vendi njerëz që krijojnë të ardhura të larta dhe rrjedhimisht paguajnë dhe kontribute te larta dhe këto janë jo vetëm sasi por edhe cilësi.
E gjitha kjo panoramë çon në këtë situatë në të cilën ne jemi sot ku deficenca është jashtëzakonisht shumë e madhe,deficit i skemës së fondeve speciale shkon gati 1 miliardë dhe kemi një shoqëri e cila po rrjedh ne sensin po rrjedh gjak.E vetmja mundësi si rregullohet kjo dis-balancë e krijuar bëhet duke rritur ekonominë", tha Pano Soko për Ora News.


