Sali Berisha kryeministër? Gjiknuri: Edhe Basha kështu thoshte. Reformën zgjedhore e nisim ku e lamë në 2017
Në luftën mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për drejtimin e Partisë Demokratike, Socialistët janë neutralë.
”Ata luftën e kanë mes vete. Edhe Lulzim Basha kështu thoshte. Ne nuk përzihemi në punët e brendshme të PD-së. Se kë do të kenë lider e vendosin anëtarët e PD-së.
Berishës që paralajmëroi se do të rikthehet si kryeministër, Damian Gjiknuri i kujtoi se Edi Rama ka mandatin e shqiptare deri në vitin 2025.
Sa i takon kryeministrit do çështja do të shtrohet pas 4 vitesh kur të shkojmë në zgjedhje/
Eksperti “i tërmeteve elektorale” por dhe marrëveshjeve politike, opozitën tha se e pret të Komisionin e Reformës Zgjedhore, por pa ndryshuar traditën.
Gjiknuri i përcolli mesazh të qartë opozitës se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të vijojë punën aty ku e la në 2017.
“Komisioni i Reformës Zgjedhore ka një standard të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Objekt pune është ai i 2017. Ata që duan të devijojnë nga ky objekt është devijim i traditës së komisionit partizan. Mesazhi është i qartë Ne jemi gati të ulemi në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të adresuar çështjet e mbetura të reformës zgjedhore apo të tjera që mund të dalin për të përmirësuar legjislacionin zgjedhor”.
Socialistët që e zgjodhën, Ilir Metën President e shkarkuan në Kuvend, dhe kur të vijë koha për të diskutuar pasardhësin, thonë se do të jenë të gatshëm të presin emra edhe nga opozita.
"Ne do të jemi të hapur dhe për propozimin që mund të vijë opozita por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi hapësirë për njerëz që mund të jenë mbi palët dhe opozita ka një rol në këtë mes. Fryma e Kushtetutës e do një president Konsensual"
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri i përcolli mesazh të qartë opozitës se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të vijojë punën aty ku e la në 2017.
I pranishëm në festën e Elbasanit me rastin e ditës së Çlirimit, Gjiknuri tha se PS nuk përzihet në mes të luftës Berisha e Basha në PD por la të kuptojë se për këtë çështje do të flitet në 2025 kur dhe do të ketë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Çlirimi i Elbasanit e bëri Damian Gjikurin bashkë me Taulant Ballën, të cilit veç postit të Sekretarit të Përgjithshëm i mori edhe drejtimin e qarkut.
Deputeti nuk pranoi të komentojë valën e shkarkimeve të drejtuesve vendor që njihen si mbështetës të tij, ndërsa drejtuesi i Qarkut, tha se kjo nuk ishte luftë.
Droni me emrin e Taulant Ballës mbi stadiumin “Elbasan Arena” i kushtoi shtrejtë FSHF-së, të cilës socialistët do ti lënë faturën e aktit provokues me mesazh politik.
"Nuk besoj që provokime të caktuara mund të ngarkojnë PS"
Taulant Balla: Mos i qani hallin Federatës. Do e fitojë sesbën çështjen"
