Me sytë nga fadromat, banorët e "5 Majit": Bashkia thoshte se çdo kurorë do marrë banesë, ku shkoi marrëveshja?
Banorët e 5 Majit janë ende pa zgjidhje pas tre javësh protesta. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga bashkia e Tiranës.
Kërkesat ndaj saj mbeten të njëjta, kontratë marrëveshje për kurorë siç edhe i kishte njoftuar muaj më parë.
"3 javë protesta dhe asnjë reagim. Do dalim përditë. U bëj thirrje ndërtuesve të mos afrohen këtej deri në momentin që merremi vesh me Bashkinë. Kanë filluar me kap banorët tek e tek.Ta harrojnë se nuk ka me ndodh si te Unaza e Madhe, më vjen keq për ata. Nëse do biem, dakord do të biem të gjithë, nëse nukdo të biem dakord do të jemi bashkë të gjithë. Janë tre kurorë në një shtëpi dhe thotë do marrësh një apartament.
" Njësia bashkiake bën rolin e postës. Nuk merr parasysh ankesat tona. Nuk ka sqarim. Pse është zgjedhur kjo zonë për interes publik dhe nuk është zgjedhur Kombinati apo Kinostudio? Do të vijmë të prishim shtëpinë për interes publik. Po dalin njerëzit jashtë, ka shtëpi me 3-4 kurorë. Të gjithë banorët që kanë aplikuar për bonusin e qirasë nuk e kanë marrë, po rrinë te njerëzit e vet. Më herët u tha se ato shtëpi që kanë shumë kurrë brenda do njihen sipas frymës, sot e kanë shuar. Nuk e di nëse IMT pret që ne të firmosim me bashkinë apo të qetësohemi dhe të na kapë në befasi. Ne do përshkallëzojmë protestën, nuk e lejoj shtetin të më prishë pronën pa më thënë ku do shkoj. Nuk ka transparencë".
"Personalisht akoma nuk më ka ardhur njoftimi. 6 muaj më parë bashkia ka sjellë njerëzit dhe na kanë regjistruar sa kurorë, sa frymë. Ata thoshin se çdo kurorë do marrë banesë. Ku është marrëveshja e para 6 muajve. Isha dhe dje te minibashkia se më ka humbur vetëdeklarimi".