Eksperti: Vetëm për tu ushqyer, një personi i duhen 160 mijë lekë në muaj
Ekonomia në Shqipëri është një sektor me shumë probleme, që kërkojnë zgjidhje thelbësore.
Në një intervistë me gazetaren Sonila Musai, në studion e Ora News, ekonomisë, Zef Preçi, thotë se një personi i duhen 160 mijë lekë të vjetra në muaj, vetëm për tu ushqyer.
"Unë kam pasur fatin e mirë dhe të keq që vitin e fundit të regjimit të shkuar, në 1989 kam qenë në një grup pune në një ekip studiuesish që vlerësonin se sa kalori janë të nevojshme për të mbajtur frymën gjallë për të jetuar minimalisht. Janë kalkuluar të gjitha kaloritë e nevojshme.
Shumë vite më vonë në vitin 2015 me mbështetjen e avokatit të popullit e përsëritëm të njëjtin ushtrim, por me referencat e bankës botërore sa i takon shportës së ushqimeve dhe po kështu referencat e organizatës botërore të shëndetësisë, sa i takon kalorive apo minimumit të domosdoshëm, që është 2840 kalori dhe kalkulimet e vitit 2015, thonë që një person të mbajë frymën gjallë duhet që në muaj të ketë minimalisht 16 mijë lekë të reja të ardhura për të blerë ushqimet bazë dhe për të plotësuar nevoja të tjera veshmbathje për të shkuar një herë në muaj në kafe, element të kësaj natyre që janë shumë bazikë", u shpreh eksperti i ekonomisë për Ora News.

