Berisha: Foltorja nga suksesi në sukses, te mua shohin një potencial që bën të harrohet Berisha i dytë
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nga Tirana se anëtarët PD-së janë bashkuar me këtë lëvizje për qëllimin e ringritjes së PD-së, për ta shndërruar në një forcë vigane opozitare.
Ai tha se kreu i Meduzës dhe gjithë aleatët e tij të krimit dhe drogës, arriti pothuajse të shuajë opozitarizmin në vendin tonë, duke e shndërruar PD-në që u largua në këto 8 vite nga vlera te saj themelore.
Berisha: Anëtarët e PD-së janë bashkuar me këtë lëvizje për qëllimin e ringritjes së PD-së, për ta shndërruar në një forcë vigane opozitare dhe me mision për çmontimin e narkoshtetit dhe të rikthimit të Shqipërisë në rrugën e ligjit dhe demokracisë. Ky proces ka një kusht; shndërroi ne PD-së në një forcë të vlerave konservatore në vend. Kreu i Meduzës dhe gjithë aleatët e tij të krimit dhe drogës, arriti pothuajse të shuajë opozitarizmin në vendin tonë, duke e shndërruar PD-në që u largua në këto 8 vite nga vlera te saj themelore.
Kjo është lëvizja e dytë më e rëndësishëm histori e kësaj partie. Narko-qeveria së bashku me aleatët e saj kanë dashur ta pengojnë këtë lëvizje dhe të shkurajojnë demokratët me deklarata absurde. Të gjitha këto dështuan. Foltorja ka kaluar nga suksesi në sukses. Të gjithë shohin te Foltorja burimin e shpresës dhe shpërthimin e energjive, shohin dritën drejt ngritjes dhe fitores. Te Sali Berisha shohin një potencial të atillë që do të bëjnë të harrohet Berisha i dytë për një rikthim të suksesshëm.
