Berisha: PD do të fitojë, unë do të bëhem Kryeministër!
Sali Berisha nuk synon të marrë vetëm drejtimin e Partisë Demokratike por edhe qeverisë. Të mërkurën ai shfaqi ambicien për t`u rithyer si Kryeministër i Shqipërisë.
Berisha: Kam kënaqësinë që të paraqes para jush drejtoren e komunikimn e kësaj nisme historike që ka si synim për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipërisë. Kemi si synim fitoren e PD-së dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë.Të gjitha këto me vullnetin e shqiptarëve, unë paraqes zonjë Floriana Garo të cilën ju e njihni si një gazetare të njohur dhe të suksesshme.
Berisha tha se do të rivendosë shtetin ligjor dhe do ta rikthejë vendin në rrugën e integrimit.
Para dorëzimit të 4 mijë e 200 firmave, Sali Berisha kishte një përgjigje për deklaratat e Ambasadores Yuri Kim, teksa shpalljen non grata e cilësoi hakmarrje politike.
Berisha: Foltorja ka sjellë shpresa të mëdha në mbarë botën dhe ju garantoj ju se kjo pritje që shihni në Shqipëri, nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Edhe elita politike në SHBA më ka përgëzuar, sidomos nga krahu republikan. Për të mbyllur këtë problem, zonjës ambasadore dhe cilido tjetër që ka një provë të vetme e ftoj që ta dërgojë pranë Gjykatës në Paris.Shpreh kënaqësinë time të madhe se miqtë dhe personalitetet e shquara të elitës politike amerikane nuk pajtohen dhe nuk pranojnë deklaratën se ka prova, por nuk thonë. Nëse janë të cohën pranë gjykatës. Mua më kanë deklaruar miq përtej Atlantikut se kanë parë time dhe është bosh. Ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë.
Por çfarë do të ndodh me fatin politik të Lulzim Bashës nëse Berisha rikthehet në krye të partisë që themeloi vetë?
Berisha: PD nuk përjashton. Gjatë historikut të saj janë larguar njerëz nga PD, por janë larguar vetë për arsyet që i kanë gjykuar të drejta ata. Lulzim Basha me gjithë dëmin e tmerrshëm që i ka bërë PD, megjthëse është peng absolutisht për faj të vetin dhe asnjë demokrati tjetër përsëri unë mendoj se do të jetë vetë ai që do të përcaktojë vendin e tij. Demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën.
Në konferencë me gazetarët, ish-kryetari i Partisë Demokratike ftoi pasardhësin e tij të përballen në foltore ndërsa kundërshtarin politik, Ramën, e sfidoi me debat televiziv.
Pak pas mbylljes së konferencës firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar iu dorëzuan kryetarit të Këshillit në PD, Edi Palokës, për t`ju nënshtruar në vijim procesit të verifikimit.
