Xhixho: Kemi marrë një nismë për një regjistër me të dhëna për abuzuesit seksualë, ta dimë kush janë

Në një intervistë për Ora News, deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka folur për nismën për krijimin e një data-baze për abuzuesit seksualë.

Ajo tha se ligji do të marrë të dhënat e personave që kanë kryer abuzime seksuale dhe që janë dënuar dhe do të futen në këtë regjistër kombëtar.

Xhixho shtoi se kështu do të mundësohet që këta persona të jenë në monitorim dhe të krijohet një siguri më e madhe në shoqëri.

Xhixho: Ngjarje e fundit kanë tronditur opinionin publike lidhur me abuzimet e të miturve. Një shqetësim shumë i madh janë grabitqarët seksualë që janë të paregjistruar në një regjistër të dhënat, ashtu sikurse e kanë shumë vend evropiane. Është një ide e draftuar qysh në vitin 2019. Unë personalisht jam shqetësuar edhe nga zonjat në fushatë elektorale. Prandaj kam marrë angazhimit që të plotësohet boshllëku me nisma ligjore, pedofilët dhe grabitqarët seksualë sot nuk janë të monitoruar nga strukturat ligjzbatuese.

Ky ligj do të marrë të dhënat e tyre për personat që janë dënuar dhe do të futen në këtë regjistër kombëtar. Këta persona që janë të rrezikshëm për personat vulnerabël, nuk do të lejohen që të punësohen në institucione të ndryshme. Kështu do të kemi mundësi që ta dimë se ku janë këta persona dhe t’i monitorojmë për të pasur një siguri më të madhe në shoqëri.