Covid-19 në vend: 690 të infektuar, 5 humbje jete dhe 168 pacientë në spitale

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 690 qytetarë.

Janë 8,190 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:

Një qytetare 33 vjeç nga Shkodra, një qytetare nga Fier 56 vjeç, një qytetar nga Lushnja 61 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç dhe  një qytetare nga Tirana 85 vjeç. 

Janë shëruar 652 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 179,650 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 297 në Tiranë, 48 në Berat, 33 në Fier, 30 në Kamëz, 25 në Elbasan, 24 në Sarandë, 23 në Vlorë, 20 në Durrës, 16 në Lushnje, 14 në Shkodër, Gjirokastër, 12 në Korçë, 11 në Krujë, Patos, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Lezhë, Dibër, Pogradec, 6 në Mallakastër, Kolonjë, Cërrik, 5 në Kurbin, 4 në Himarë, Devoll, Peqin, 3 në Kukës, Tropojë, Divjakë, Gramsh, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Mat, Libohovë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Mirditë, Klos, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Dimal, Belsh.

Statistika (10 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore          690

Të shëruar në 24 orë       652

Të shtruar në spitale       168

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore                 3,596

Testime totale              1,337,600

Raste pozitive                190,815

Raste të shëruara            179,650

Raste Aktive                     8,190

Humbje jete                      2,975

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            4,243

Fier                898

Shkodër          474

Vlorë                463

Durrës             417

Gjirokastër      400

Elbasan            311

Berat               372

Korçë              242

Lezhë              198

Dibër                91

Kukës              81