Sekuestrohen 30 kg drogë në Greqi, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Një 26-shqiptar është arrestuar në Greqi pasi është kapur me kokainë.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari është kapur në aksin rrugor që lidh Athinën me Larisën, pasi në mjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 30 kilogramë marijuanë.

Mësohet se janë sekuestruar dy celularë dhe 310 euro, në cilësinë e provës materiale. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera se ku po transportohej droga dhe ku ishte marrë.

I arrestuari, është dërguar në Prokurorinë Publike të Athinës.