Rama: Do të ndërtojmë akademi ushtarake model, premtimi për emergjencat civile

Kryeministri Edi Rama, është shprehur që në vendin tonë do të krijohet një akademi ushtarake që sipas tij do të jetë model.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë prezantimit të projekt buxhetit të vitit 2022 për mbrojtjen, ku ndër të tjera tha se Emergjencat Civile, do të pajisen çdo vit me kapacitetet e nevojshme.

Edi Rama: Do të ndërtojmë një akademi ushtarake që të jetë model cilësie dhe të jetë model referimi jo vetëm për të rinjtë që hyjnë, por edhe për të rinj dhe të reja që duan të hyjnë në karrierën e ushtarake si qytetarë të vendeve të NATO. Kështu kjo akademi bëhet një akademi që të shkëlqejë në hartën e sistemim akademik të vendeve të NATO.

Pika tjetër është domosdoshmëria për të krijuar paralelisht me gjithë kapacitetin e gatishmërisë dhe mbrojtjes në terren me trupa dhe armët një forcë gatishmërie në atë hapësirë që bëhet gjithnjë dhe më e gjerë dhe kërcënuese që është hapësira virtuale aty ku operohet me teknologji. Vit pas viti t’i pajisim emergjencat civile jo vetëm me kapacitete logjistike, por edhe me të gjithë dijen për tu bërë një engjëll mbrojtës i qytetarëve në ditë të vështira.